Home Kryesore Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame: Librazhdi duhet të votojë Mariglen Dishën

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame: Librazhdi duhet të votojë Mariglen Dishën

702
0

Nga ARTAN LAME

JEPUANI MUNDESINE!

Imzot Noli, në vitin e largët 1918, shkruante poezinë “Jepni për nënën!”. Ish koha kur Shqipëria e varfer kish nevojë për çdo cent që mund të dërgonin emigrantët e shpërndarë ngado. Sot, në këtë prag votimesh, po marr guximin të perifrazoj bashkëfshatarin tim të Madh.

Pasneser të gjithë do shkojmë të votojmë.

Do shkojnë të votojnë edhe 240.000 familjet që gjatë këtyre viteve kanë mbyllur procesin e legalizimit të baneses së tyre.

Do shkojnë të votojnë edhe qindramijë qytetarët që marrin 1,2 milion shërbime kadastrale çdo vit.

Kohë pas kohe prej qytetarëve marr mesazhe falenderimi, a thua se jua paskësha legalizuar shtëpinë unë personalisht. Jo, mua thjesht m’u dha mundësia që ta ngrija dhe ta bëja funksional atë institucion, që ishte bërë gangrena e shpifur e këtij vendi. Ndaj po ju them, votoni për vijimin e punëve të mira, aty dhe anekënd Shqipërisë.

Midis këtyre qindramijëve, ka edhe shumë që ndoshta kanë hequr derisa kanë zgjidhur hallin e tyre. Ka edhe ca të tjerë që ndoshta edhe kanë qenë në detyruar të paguajnë për ta zgjidhur atë hall. Edhe atyre, sado pak qofshin, ju bëj thirrje të votojnë për vijimin e punëve të mira, sepse ne, sepse unë, sa herë kemi mundur jua kemi nxjerrë nga hundët të pandershmëve rryshfetin e marrë.

Nuk është e para herë që drejtues të Kadastrës përzgjidhen sipas rastit, herë si kandidatë për deputetë, e herë si kandidatë Bashkish. Kjo, sepse puna jua ka dashur të merren e të zgjidhin pa fund halle njerëzish.

Mjaft të përmend kësaj radhe Mariglen Dishën që, nga drejtor Kadastre po kandidon për kryebashkiak në Librazhd. Edhe më e thjeshta logjikë ta do që, po t’u kish nxirë jetën njerëzve, do fshihej, jo më ta propozonin për të shkuar ballazi e të mbledhë vota. Po Marigleni ka dëgjuar aq shumë “faleminderit” në këto vite në Kadastër, sa do i jetë bërë veshi daulle. Ndaj edhe për këtë ju them qytetarëve, shkoni pasnesër e votoni për këta njerëz.

Bregdeti i Jugut e vuajti për plot çerek shekulli lëmshin dhe bllokimin e pronave. Vetëm tre vjetët e fundit në atë zonë Kadastra ja doli të kryejë regjistrimin e pronave dhe po u jepen njerëzve certifikatat e pronësisë, që është halli më i madh për himariotin e për dhërmiotin. Edhe për këtë arsye ju them, o njerëz votoni që kjo punë të vijojë.

Nuk e kam fshehur asnjëherë që ka edhe shumë gjëra që duhen ndrequr e ndryshuar. Por kur më keni shkruar për halle të pazgjidhura, më keni shkruar sepse besoni që gjërat që nuk shkojnë, mund t’i ndreqim vetëm ne.

Edhe kur më keni dërguar mesazhe falenderimi për punën time, e keni bërë se punët e mira qemë në gjendje ti bëjmë vetëm ne.

Jepjani mundësinë Tiranës dhe Librazhdit, Kolonjës dhe Himarës t’i vazhdojnë ato!

AL

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here