Home AKTUALITET Ishin duke fjetur gjumë, dy shqiptarë arrestohen brenda shtëpisë së barit

Ishin duke fjetur gjumë, dy shqiptarë arrestohen brenda shtëpisë së barit

1801
0

Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme dhe bimë kanabisi me vlerë prej qindra mijëra paund u kapën gjatë një bastisjeje të policisë në Kimberworth, Angli. Dy burrat po flinin secili në një kuzhinë të ngushtë në pronën e tyre kur policia bastisi pronën ku po qëndronin. Ndërkohë prona ishte shndërruar në një fermë kanabisi. Kur policia arriti në hynte brenda vuri re se aty kultivohej kanabisi dhe kishte ndërprerje të energjisë elektrike. Matthew Smith tha:

Njerëzit do të thonë “Është vetëm pak bar”. Por operacione si ky tregojnë se është shumë më tepër se kaq dhe ka një ndikim të vërtetë në të gjithë komunitetin. Ka ndërprerje të energjisë në shtëpi dhe biznese që kemi parë në Eastwood. Ka edhe rreziqe të tjera, si rreziku i zjarreve.

Policia nuk kishte qenë në gjendje të konfirmonte numrin total të bimëve të sekuestruara por nëse do hidhej në treg do tê kapte një vlerë prej qindra mijëra paund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here