Pas dorëheqjes nga drejtimi i PD, Lulzim Basha ka mbajtur një profil të ulët publik, duke u shfaqur vetëm në seancat parlamentare.
Duket se gjatë kësaj kohe, Basha ka dashur që të vijojë aktivitetin e tij jashtë optikës mediatike. Së fundmi, ish-kryetari i PD është filmuar në Amsterdam të Holandës pranë një kantieri ndërtimi.
Në një video të publikuar në media, Basha shfaqet i qeshur krah bashkëshortes së tij, Aurela. Videoja është publikuar sot në media, por nuk është e qartë nëse pamjet janë aktuale.
Basha pas një beteje të fortë disa mujore me Sali Berishën, për drejtimin e PD vendosi që të largohet nga drejtimi i demokratëve, duke futur në “lojë”, Enkelejd Alibeajn, i cili edhe pse PD zyrtare e ka shkarkuar nga çdo funksion, deklaron se është ende kryetar i grupit parlamentar.