Partia Socialiste së bashku me kandidatin e tyre në Librazhd, Mariglen Dishën ka ndezur furishëm motorët e tyre elektoral.
Për të përmirësuar punën e bashkisë si dhe për problemet që qytetarët kanë, Mariglen Disha premton mbështetjen e tij të plotë për të zgjidhur sëbashku çdo shqetësim.
Me anë të një statusi në Facebook ai bën me dije se fokusi i tij do të jenë qytetarët.
Ai premtoi për banorët e Librazhdit se do të prezantojë projektet e tij për lagjet e qytetit, si dhe të njësive.
POSTIMI I PLOTË:
“Do të ndalemi në cdo Lagje apo Njësi Administrative të Bashkisë Librazhd për të diskutuar një nga një me bashkëqytetarët tanë, ne QV 2704 dhe 2704/1.Kontakti me qytetarët është vetëm fillimi i punës. Bashkia e re e Librazhdit do të jetë një derë e hapur për të gjithë, kur cdo person mund të vijë dhe të diskutojë haptazi me kryetarin e bashkisë apo administratën.
Fokusi ynë do të jenë qytetarët. Sot po mbajmë shënim problemet dhe idetë e tyre. Kur të takohemi sërish do të prezantojmë zgjidhje konkrete për cdo lagje të qytetit. Deri më tani Qeveria ka mbështetur Librazhdin tonë me projekte dhe punë konkrete, por pas 14 Majit kjo mbështetje do të jetë edhe më e madhe. Nuk ka më kohë për të humbur, së bashku do t’ia dalim”- shkruan Disha.