Home AKTUALITET Merr flakë motoskafi, plagoset 31-vjeçari në Dhërmi

Merr flakë motoskafi, plagoset 31-vjeçari në Dhërmi

294
0

Një 31 vjeçar është plagosur, duke pësuar djegie në trup, teksa po merrej me riparimin e motoskafit. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Drimadhes, Dhërmi.

Paraprakisht bëhet me dije se shtetasi N. L., 31 vjeç, po merrej me riparimin e motoskafit, i cili shpërtheu në flakë, ndërsa  i riu është transportuar drejt Tiranës për mjekim mëtë specializuar.

Dhërmi/Informacion paraprak:

Më datë 06.06.2022, në fshatin Drimadhes, Dhërmi, ka marrë flakë, gjatë riparimit të tij, një motoskaf. Për pasojë shtetasi N. L., 31 vjeç, i cili po merrej me riparimin e motoskafit, ka pësuar djegie në zona të ndryshme të trupit. 31-vjeçarit iu dha ndihma e parë në qendrën shëndetësore në Drimadhes dhe po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here