Home AKTUALITET Mjekët e Spitalit Amerikan nuk i dhanë ndihmë, i vdes në pavion...

Mjekët e Spitalit Amerikan nuk i dhanë ndihmë, i vdes në pavion 33-vjeçari

392
0

Sipas raportimeve për mediat, një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në ambientet e Spitalit Amerikan 3.

Viktima mësohet se është një 33-vjeçar me shtetësi iraniane të cilit dyshohet se i është refuzuar ndihma nga stafi i spitalit, raporton Bold News.

Sipas burimeve të sipërcituara, viktima është paraqitur në ambientet e spitalit në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka kërkuar ndihmë të specializuar e cila i është refuzuar.

Ka qenë një mjeke e spitalit e cila është hasur në ambientet e spitalit me pacientin i cili po kërkonte ndihmë dhe në mënyrë që t’i jepej ndihma e nevojshme, ka njoftuar Shërbimin e Urgjencës.

Viktima është cilësuar nga stafi i Urgjencës si i alkoolozuar aktualisht nën efektin e alkoolit dhe nuk i është ofruar ndihma e nevojshme. Pasi nuk mori ndihmën nga mjekët e spitalit, i riu mësohet se ka ndërruar jetë në njërën prej dhomave të katit të parë të godinës.

Trupi i viktimës është gjendur nga njëra prej sanitareve të Spitalit Amerikan 3, e cila menjëherë ka njoftuar menjëherë stafin mjekësor.

Për 33-vjeçarin, gjithçka ishte mbyllur në atë moment. Ishte shumë vonë për të, për të bërë përpjekje për ta risjellë në jetë pasi nuk kishte më shenja jete dhe kishte rrjedhje shkume nga goja. Dyshohet se i riu mund të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Ndihma e parë iu refuzua të riut i cili gjeti vdekjen tragjikisht në ambientet e Spitalit Amerikan 3 me administrator Klodian Allajbeun, fitues i shumë tenderave qeveritarë dhe koncesionit 8.6 MLD Lekë të Hemodializës. Afera korruptive të denoncuara disa herë rresht nga JOQ ALBANIA deri para këtij rasti tragjik të neglizhencës së pacientëve që zgjedhin të kurohen në këtë spital.

33-vjeçari do të mund të kishte qenë gjallë nëse dikush nga stafi do kishte lëvizur një gisht për ta ndihmuar.

Ky rast i rëndë nuk është raportuar as nga Policia e Shtetit!

Mjekët e Spitalit Amerikan nuk i dhanë ndihmë, i vdes në pavion 33-vjeçari

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here