Home AKTUALITET Motra e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani punon për ministren Olta Xhaçka

Motra e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani punon për ministren Olta Xhaçka

1901
0

Sipas informacioneve që qarkullojnë në media, 24-vjeçarja Xh. Dumani, motra e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani ëahtë punonjëse në ministrinë e Jashtme të drejtuar nga Olta Xhaçka.

Mësohet se e reja është përgjegjëse për informacionet sekrete që shkëmbehen me NATO-n duke mbajtur postin e përgjegjëses pranë Zyrës së Nën/regjistrit të Informacionit të Klasifikuar për NATO-n në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Së fundmi Dumani ka rrëfyer dhjetëra krime të kronikës së zezë, ku janë përfshirë edhe politikanë teksa e motra së fundmi është marrë në mbrojtje.

Dumani cilësohet si një prej dëshmitarëve kryesorë të krimeve të botës së politikës dhe bandave kriminale pasi ka nxjerrë emra politikanësh e kriminelësh të njohur.

Motra e Dumanit ka mbajtur postin aktual në MJ edhe kur i vëllai ndodhej në arrati e ministrja Xhaçka i ka besuar 24-vjeçares informacione diplomatike në sigurisë në vend e më tej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here