Niko Peleshi, ministri i mbrojtjes ka pasur sot një debat me gazetaren Klodiana Lala. Kjo e fundit e ka pyetur ministrin nëse Shqipëria ka helikopterë për të fikur zjarrin apo jo.
Fillimisht, Peleshi ka refuzuar të përgjigjet, por insistimi i gazetares e ka irrituar dhe më pas duket se ka thënë të vërtetën.
Ministri Peleshi, është shprehur se Shqipëria i ka disa helikopterë, por i ka në servis.
Peleshi: S’përgjigjem nëse s’më lë të përgjigjem. Sikur se kuptoj se çfarë po më pyet. S’mund ta ketë përgjigjen nëse s’më lë të përgjigjem. Ne kemi 4 helikopterë që nuk janë helikopter për hedhje uji nga ajri, por janë helikopter ushtarakë për të hedhur ujë sa për të vendosur kova të tilla.
Janë helikopter që nuk përdoren për këto emergjenca. Por jo për emergjencat, pikat e zjarreve. Ka një të vërtetë të madhe dhe të trishtueshëm se 3 nga 4 helikopterët tanë janë në kontrata mirëmbajtjesh që zgjaten dhe zgjaten se në Shqipëri ne nuk kemi mundësi dot, operatorë që bëjnë servisin e këtyre helikopterëve. Flota jonë ajrore ka disa dhjetëra helikopter. Jemi të detyruar që t’i kontraktojmë ata jashtë.