Për të gjithë ata që mendojnë se 6 Marsi ishte dështimi i radhës për Lulzim Bashën, e kanë shumë gabim.
Vetë Lulzim Basha ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka shpallur fitoren e radhës.
Basha tha se nuk ka humbur asnjë betejë në jetën e tij, ka vetëm fitore.
Dhe si gjithmonë kishte gati alibinë e radhës.Sipas Bashës zgjedhjet e 6 Marsit ishin fitorja e radhës, pasi 70% e qytetarëve që dje nuk kanë marrë pjesë në votime, janë mbështetës të tij.
“Shqiptarët e kanë humbur besimin tek demokracia tek vota. Dy janë drejtimet që do të ecim. Një refoma zgjedhore, dhe së dyti reflektimi i brendshëm, që PD të jetë forca politike që të japë zgjidhje problemeve.
Fakti është se 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime. 70% nuk votuan.
Bandat janë përfshirë po kështu. Pati një rast ku u mohuan komisionerët por të gjitha këto zbehen kur shihet mospjesëmarrja në zgjedhjet e 6 marsit.”-tha Lulzim Basha.
Pra, sipas tij 70% e qytetarëve e duan aq shumë Bashën, sa nuk shkuan të votojnë fare.
Kjo është fitorja e radhës e kryetarit të shkarkuar të PD. Pas shumë e shumë fitoreve të mëparshme. Ai nuk ka humbur kurrë asnjë garë.