Ka përfunduar procesi i numërimit në Shkodër, ku kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia është shpallur fitues.
Në një deklaratë për mediat, Spahia ka falenderuar të gjithë qytetarët shkodranë që ekanë votuar dhe e kanë mbështetur.
Ndër të tjera, Bardh Spahia shton se kjo ishte një ditë historike dhe një ditë kthese për të gjithë demokracinë shqiptare.
“Në këtë ditë historike dhe ditë kthese për të gjithë demokracinë shqiptare, për opozitarizmin e vërtetë shkodran, dua ta nis me një falenderimi për të gjithë demokratët dhe qytetarët shokdran që më votuan.Një thirrje kam edhe për ata që nuk më votuan mua, dera jonë, dera e shumicës do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë demokratët e vërtetë. Nta sot në Shkodër fillon një rrugëtim i ri, ndryshim i madh në të gjithë Shqipërinë. E para do të komunikoj siç duhet me qytetarët e mi, do t’i japim zgjidhje të gjitha problematikave“, tha Spahia.