Home Kryesore Grida i bën qejfin Bashës: Ti je më i pafajshmi!

Grida i bën qejfin Bashës: Ti je më i pafajshmi!

827
0

Deputetja Grida Duma, disa muaj më parë ka tentuar të largojë çdo përgjegjësi nga Lulzim Basha për situatën në të cilën ka katandisur Partinë Demokratike.

Duke folur në anti-Kuvendin e 18 Dhjetorit, mbajtur në Pallatin e Kongreseve, ajo tha se Basha është më i pafajshmi.

Je më i pafajshmi në këtë mes dhe pikërisht Sali Berisha është fajtori më i madh mes nesh, megjithëse edhe ne të tjerët nuk jemi me më pak faj se ti”-tha në atë kohë Duma.

Por, mesa duket Basha është “inkurajuar” shumë nga fjalët e Grida Dumës, gjë të cilën e ka shfaqur sot, pas “fitores” së radhës.

Vetë Lulzim Basha sot ka dalë në një deklaratë për mediat, ku nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi për humbjen e turpshme të zgjedhjeve të 6 Marsit.

Për më tepër ai tha se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij.

Propagandës dua t’i them se unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Po jam përballur me masakra zgjedhore, por s’kam humbur asnjë garë në jetën time, por për këtë do të kemi kohë të flasim.”-tha Lulzim Basha.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here