Home Kryesore Presidenti i ri, Bajram Begaj i kallëzuar në SPAK për shpërdorim detyre

Presidenti i ri, Bajram Begaj i kallëzuar në SPAK për shpërdorim detyre

982
0

Partia Socialiste propozoi për kandidat për Presidentin e ri, Bajram Begajn.

Mirëpo kandidati i propozuar nga Edi Rama për President Republike, rezulton të jetë kallëzuar në SPAK në prill të vitit 2021.

Kallëzimi është bërë nga Artur Meçollari, i cili ka qenë pjesë e grupit negociator për cështjen e detit me Greqinë. 

Shefi i ushtrisë shqiptare akuzohet për “shpërdorim detyre” lidhur me dhënien e pronave të ushtrisë për klientët e qeverisë. Gazetari Ferdinand Derivishi në një shkrim të muajt tetor 2021 zbardh më shumë detaje rreth kësaj afere milionëshe, shkruan Lapsi.al.

“Baza detare ekzistuese e Pashalimanit u rrudh me 85 % të sipërfaqes me anë të një truku korruptiv të vitit 2016, ndërsa baza ndihmëse e Sarandës shkoi drejt shfarosjes pasi u dha me koncension. Të akuzuar janë zyrtarë të lartë mes të cilëve edhe ish ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, që gjatë vlerësimit të pronave të forcave detare më 2016-ën, firmosën copëzimin e tyre, duke lënë një pjesë të majme jashtë planit të përhapjes. Kleçka e përdorur ishte lënia e tyre pa koordinata gjeografike. Si pasojë forcat detare humbën 80 prona të lakmuara me një sipërfaqe prej rreth 480 hektarësh”, shkruan Dervishi. Natyrisht që këto lëvizje në iventarin e ushtrisë nuk bëhen dot pa miratim nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

Ndër të tjera në shkrim thuhet se më 6 prill 2021, Artur Meçollari ka depozituar pranë SPAK edhe një tjetër padi për shpërdorim detyre në adresë të Gjeneral Major Bajram Begajt, me detyrë shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Ilir Xhebexhisë, me detyrë komandant i Forcës Detare dhe kolonel Altin Kurtit, me detyrë komandant i Policisë Ushtarake. Sipas padisë, drejtuesit më të lartë të Forcave të Armatosura janë përgjegjës për ndërtimin e paligjshëm, të kryer në brendësi të territorit të Bazës së Shëngjinit.

Më 29 korrik 2021, SPAK i konfirmoi autorit të këtij shkrimi se kishte nisur hetimet për të dyja këto padi, ndërsa më 14 shtator 2021 i pohoi se nuk kishte ende persona nën hetim.

Edhe pse praktikisht duhet t`i përulemi vullnetit rrezikues të një njeriu të vetëm, ndëshkimi përmes ligjit është shpresa e vetme e një populli të tërë për të shpëtuar nga skemat mafioze të grabitjes së pasurive publike.

Deri tani, të orkestruara nga maja e piramidës së pushtetit, këto skema kanë treguar se janë krijuar vetëm për qëllime kriminale. Abuzimi me pronat publike, falja e tyre klientëve apo oligarkëve si të ishin prona të lëna trashëgim nga babai, deri tani ka pasur vetëm një qëllim: mbushjen e xhepave. Le të besojmë nisjen e ca ndryshimeve domethënëse!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here