Home AKTUALITET Probleme me shëndetin/ Emiljano Shullazi drejt QSUT nën masa të rrepta sigurie

Probleme me shëndetin/ Emiljano Shullazi drejt QSUT nën masa të rrepta sigurie

642
0

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit sot se do të bëjnë lëvizjen e të dënuarit Emiljano Shullazi.

Sipas Abc news, Shullazi do të shoqërohet nën masa të rrepta sigurie drejt QSUT, për disa kontrolle mjekësore të planifikuara nga mjekët.

Shullazi njihet nga drejtësia shqiptare si pjesë e një bande të rrezikshme kriminale dhe akuzohet për disa vepra penale: “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrim prone me eksploziv”, “Grup i strukturuar kriminal” si edhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here