Home AKTUALITET Pse nusja nga Librazhdi që u kap me dashnorin në krevat S’KA...

Pse nusja nga Librazhdi që u kap me dashnorin në krevat S’KA FAJ!

13123
0

OPINION

Në një shoqëri të ndrydhur mentaliteti jo vetëm në qytetet urbane, por një fenomen ky karakterizues sidomos në zonat rurale, aty ku vajzat shqiptare nuk kanë asnjë të drejtë mbi veten e tyre, iu bë gjyqi publik ditët e fundit një vajze të re e cila u kap në shtrat me të dashurin e saj ndërkohë që burrin e kishte në emigrim.

Femrat shqiptare konsiderohen si pronë e familjes së tyre që në momentin kur lindin, e më pas pronë e bashkëshortit në momentin që martohen.

Pikërisht të parët që ia bënë këtë gjyq publik, ishin vjehrrit e saj e familja e burrit, të cilët në agravim e sipër në momentin që e kapën me dashnorin në shtrat nisën të filmonin momentin dhe ushtruan ndaj saj dhunë psikologjike dhe fizike.

I gjithë fisi i burrit iu mblodh në dhomën e pabesisë dhe videon e filmuar e shpërndau për mediat, duke mos qenë të vetëdijshëm që dhuna e ushtruar ndaj nuses së tyre dënohet me ligj.

Padyshim tradhtia është një vepër shumë e rëndë morale, e gjykueshme nga ata të cilët janë tradhtuar, e më pas e dënueshme ligjërisht në zgjidhje martesore me divorc, por në asnjë moment e justifikueshme për të ushtruar dhunë nga të ’tradhtuarit’ mbi ‘tradhtaren’.

Të gjithë u sulën të gjykojnë të renë, e cila tradhtoi bashkëshortin në emigrim, por a do të ishte i njëjti reagim nga shoqëria nëse do të ishte kapur bashkëshorti duke e tradhtuar në krevat me një femër tjetër?! Përgjigja është absolutisht JO!

Thjesht për faktin sepse mashkulli shihet si një figurë superiore në vend, mbi femrën, dhe jo vetëm që nuk do kishte gjykimin e shoqërisë, por mbështetjen e saj, rikujtojmë frazën vetë-lavdëruese mburrëse në ekstazë të vjehrrit të vajzës: “Unë k*rvar jam vetë, sikur po bënte garë me nusen se i kishte marrë “burrërinë”.

Pas shpërndarjes së videos së vajzës edhe pa fytyrë të mbuluar në mediat e tjera apo në faqet e memeve, me siguri e reja ndodhet në një gjendje të rënduar emocionale, e dallueshme në videon e bërë publike.

Përgjegjësia është personale dhe në asnjë moment gjykimi publik nuk është me vend për një pasojë dëmi i së cilës po ashtu konsiderohet personale, dhe jo të perceptuar në një tjetër mënyrë sikundër vjehrrit e vajzës të cilët e konsiderojnë tradhtinë konsum të një vepre që meriton dënim publik, qoftë ky moral apo psikologjik.

Tradhtia sjell mbi të gjitha dëme emocionale, dhe është zgjedhja e gjithësecilit në jetë ta jetojë atë si të dojë, por jo të gjykohet publikisht nga shoqëria shqiptare me cene (e cila të gjithë e dimë që ka shumë të meta dhe me siguri ka konsumuar vepra shumë më të rënda emocionale se tradhtia, këtu nuk po përmendim ato ligjore.

Nëse vajza zgjedh të bëjë ndonjë veprim që mund të lëndojë veten nga i gjithë gjyqi publik që iu nxit nga vjehrria, kush mban përgjegjësi para ligjit si autor i diçkaje që mund të përfundojë në tragjedi?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here