Home AKTUALITET QKB pezullon “Air Albania”/ Nuk dihet kush janë pronarët përfitues

QKB pezullon “Air Albania”/ Nuk dihet kush janë pronarët përfitues

1569
0

Subjektit “Air Ailbana” i është pezulluar aktiviteti i biznesit nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) pasi nuk ka deklaruar përfituesit.

Shoqëria e fluturimeve është deklaruar me status të pezulluar nga QKB që me datë 1 shtator për modeklarim të pronarëve përfitues.

Ligji parashikon se çdo subjekt i regjistruar në Republikën e Shqipërisë ka si detyrim të regjistrojnë pronarët përfitues. Ky mos-regjistrim fillestar brenda 40 ditësh pas përfundimit të afatit të përcaktuar çon në masë administrative gjobë në vlerën 6 MLN Lekë të vjetra.

E krijuar në vitin 2018, Air Albania zotërohet 10% nga Albcontrol e shtetit shqiptar, 41% nga “MDN INVESTIMENT” (shoqëri e krijuar në vitin 2018) me zotëruese Najada dhe Rejana Idrizi (me aksione të marra gradualisht nga Sinan Idrizi dhe Ron Yeffet) dhe 49% nën zotërim nga “TÜRK HAVA YOLLARI A.O.”

Air Albania zë vendin e dytë pas Wizz Air si kompania e fluturimeve me numrin më të lartë të pasagjerëve, sipas Autoritetit të Aviacionit Civil.

Kjo kompani nuk ka dorëzuar në QKB as bilancin e vitit 2019 apo 2020, teksa ka kohë deri më 15 shtator të dorëzojë bilancin e vitit 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here