Home Kryesore Rama alarmon shqiptarët: “Gjërat janë çdo ditë e më keq”

Rama alarmon shqiptarët: “Gjërat janë çdo ditë e më keq”

611
0

Kryeministri Edi Rama, në një takim me importues dhe eksportues, ka bërë me dije se gjërat janë çdo ditë e më keq në pasqyrën e përgjithshme të furnizimit me energji.Sipas kryeministrit shumë vende po gjenden në një situatë të paparashikueshme të rritjes së çmimeve të energjisë.Rama thekson se problem nuk është vetëm kostoja por, mund të ekzistojë mundësia të ketë mungesë të energjisë.

“Tjetër që do të them është çështja e furnizimit me energji. Gjërat janë çdo ditë e më keq në pasqyrën e përgjithshme të furnizimit me energji.

Vendet e botës po gjenden në situatë të paparashikueshme me rritjen e çmimeve të energjisë. Problemi themelor nuk është vetëm rritja e kostove por mundësia e mungesës së energjisë. Kemi marrë përsipër diçka që e konsideroj bazë për të mbajtur një frymëmarrje normale në një kohë të vështirë mos rritjen e energjisë për familjen dhe biznesin e vogël. Prej kohësh jemi në marrëdhënie me tregun e lire”, tha Rama në takim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here