Donaldi ishte një ndër pretendentët më të fortë për ta fituar ketë Big Brother, megjithatë ai nuk arriti ta merrte çmimin e madh. Kjo ka shkaktuar shumë pakënaqësi në rrjet, e sidomos te vëllai i tij Romeo.
Sipas “Iconstyle”, mbrëmjen e djeshme Romeo është përplasur me produksionin pas fitores së Ilirit. Ai, Donaldi dhe Beatrix nuk kanë shkuar as në afterparty-n e organizuar.
Kudo po përflitet se pas kësaj përplasjeje vëllezërit Veshaj kanë hequr dorë nga emisioni në “Top Channel” me titull “Më lër të flas”. Ky emision ishte surprizë për Donaldin pak ditë më parë brenda shtëpisë. Këto aludime kanë lindur nga fakti se Romeo e ka fshirë nga rrjetet sociale promon e emisionit.