Sali Berisha ka marrë pjesë sot në mbledhjen e grupit Parlamentar të PD-së, ku pati edhe një përplasje me Enkelejd Alibeajn. Sipas këtij të fundit, ish-kryeministri është i përjashtuar dhe nuk duhet të paraqitet.
Mirëpo, Berisha, jo vetëm që nuk është larguar, por ka thënë se po bën gati një zyrë të re në selinë e PD.
Ai tha:
Si është gjendja e arkës në parti se kam idenë. Do kem një zyrë midis këtyre zyrave në seli. Sapo të lyhet do jetë. Nuk ka zyrë kryetari tani, nuk ka kryetar këtu, këtu janë zyrat. Këtu zgjidhet kryetari, ajo bëhet zyrë kryetari, tani për tani çdo zyrë është zyrë.