Home AKTUALITET Shëtiste me armë në brez, Aleksandër Sadikaj dyshohet se u eliminua nga...

Shëtiste me armë në brez, Aleksandër Sadikaj dyshohet se u eliminua nga vrasës me pagesë

524
0

Aleksandër Sadikaj, që u vra dje me një atentat me tritol në makinë, ka pasur me vete një armë zjarri pistoletë me një krehër pistolete te dëmtuar.

Ndonëse familjarë të të ndjerit shprehen se i riu nuk ka pasur probleme me askënd, mbajtja gjatë gjithë kohës e armës nga Sadikaj sjell dyshime se mund të ketë pasur konflikt me dikë.

Mësohet se arma është e llojit pistoletë dhe dyshohet se viktima e mbante në makinë për vetëmbrojtje, për shkak të ngjarjeve që kishte përjetuar në të kaluarën.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshimet e para janë për vrasës me pagesë, ata që i kanë vendosur tritol me telekomandë poshtë mjetit në emër të Petrit Osmanit.

Sadikaj nuk ishte i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi ishte përfshirë dhe ishte dënuar, që nga vjedhja, te tentativa e vrasjes, madje probleme me drejtësinë kishte pasur edhe në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here