Lufta Rusi-Ukrainë ka marrë vëmendjen e të gjithë botës, përfshirë edhe vendin tonë, duke nisur që nga raportimi në kohë reale e asaj që po ndodh, analizat nëpër studiot televizive e deri te diskutimet e përditshme mes qytetarëve.
Shkëmbimi i zjarrit dhe sulmet me raketa nuk kanë ndaluar prej mëse 10 ditësh, ndërkohë që të dyja kampet kanë raportuar humbje të konsiderueshme si në njerëz ashtu edhe përsa i përket mjeteve luftarake.
Por, teksa situata në Ukrainë paraqitet e vështirë, shumë qytetarë shqiptarë nuk ngurojnë të bëjnë krahasim me atë që po ndodh në Shqipëri. Natyrisht, ne nuk na rrezikohet jeta nga raketat dhe plumbat, ama çmimet e larta po i thithin gjakun përditë nga pak popullit. Mesa duket, nisur nga kjo atmosferë dhe indinjatë, një qytetar shqiptar ka vendosur t’i shkruajë presidentit rus Vladimir Putin, duke iu lutur që raketat t’i lëshojë në Parlamentin tonë dhe jo në Ukrainë.