Home AKTUALITET Shqiptari kapet me “shtëpi bari” në Angli, u përpoq t’i ikte policisë...

Shqiptari kapet me “shtëpi bari” në Angli, u përpoq t’i ikte policisë përmes papafingos

2118
0

Një 31 vjeçar shqiptar është dënuar me 18 javë burg në Britaninë e Madhe pasi u kap në një “shtëpi bari” në Bradford duke u kujdesur për 100 rrënjë kanabisi.

Mediat britanike raportojnë se bëhet fjalë për Laert Verushin, i cili ishte fshehur në papafingo kur policia hyri me forcë në shtëpinë e tj në rrugën Stephenson, Great Horton, mëngjesin e 28 gushtit të vitit të kaluar.

Ai u shpall fajtor për prodhimin e kanabisit dhe posedim të një dokumenti identiteti të rremë, pasi Verushi përdorte një kartë identiteti fallco italiane. Megjithatë ai u mundua të justifikohej para policisë se vetëm 10 ditë në fermën e kanabisit dhe për këtë kishte marrë 200 paund nga dy persona.

Në fermën e kanabisit, dy dhoma në katin e sipërm ishin përshtatur për rrënjët e bimëve të vendosura në vazo, ndërsa të tjerat ishin në proces tharjeje.

Një tjetër shqiptar kapet në “shtëpi bari” në Angli, u përpoq t’i ikte policisë përmes papafingos

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here