Home Showbiz Silvio Berlusconi martohet me deputeten 53 vite më të re, dalin pamjet...

Silvio Berlusconi martohet me deputeten 53 vite më të re, dalin pamjet e dasmës

1276
0

Marta Fascina dhe Silvio Berlusconin i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjen e tyre ne martesë. Ndonëse Berlusconi e shihte lidhjen me të dashurën 53 vite më të vogël si dashuri të thellë dhe solide pa nevojën e një ceremonie martesore, Berlusconi i ka dhënë dhe njëherë fund beqarisë me një dasmë madhështore me deputeten 32-vjeçare.

Ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ndërsa shumë herë janë fotografuar duke shkëmbyer një puthje pasiononte. Berlusconi dhe 32-vjeçarja, u martuan vetëm në mënyrë simbolike, pasi martesa e tyre nuk do të ketë asnjë vlerë ligjore. 85-vjeçari me partneren e tij, ka festuar ditën e shtunë në prani të miqve të tyre dhe familjarëve, në Vilën Gernetto në Lesmo, Brianza.

Sipas mediave italiane, Berlusconi kishte veshur një kostum Armani në ngjyrë blu, ndërsa Marta Fascina një fustan të bardhë dantelle franceze, bust.

Silvio Berlusconi martohet me deputeten 32-vjeçare, dalin pamjet e dasmës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here