Moskorrektësia dhe skandalet e Wizz Air nuk kanë të ndalur. Së fundmi disa qytetarë kanë treguar kalvarin e vuajtjeve me këtë kompani. Ata shprehen se ishin nisur drejt Belgjikës, por avioni është vonuar rreth tre orë në Rinas.
Më pas, avioni nuk e ka bërë zbritjen në Belgjikë, por në Lille të Francës. Sipas burimeve, aty është shoqëruar nga policia një prej personave që kishte probleme me shtetin francez.
Bëhet me dije se pas kalimit në aeroport, personat e tjerë do të dërgohen me autobus për në destinacion.