Home Moti Sot dita më e ftohtë, temperaturat arrijnë deri në -15 gradë. Njihuni...

Sot dita më e ftohtë, temperaturat arrijnë deri në -15 gradë. Njihuni me parashikimin e motit

228
0

Sot dita më e ftohtë e muajit, temperaturat arrijnë deri në -15 gradë në disa zona të vendit.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot me diell por shumë të ftohtë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku variojnë: në zonat malore, nga -15°C në -1°C, në zonat e ulëta nga -6°C në 06°C dhe në zonat bregdetare nga -3°C në 08°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor-Lindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -16°C në -7°C dhe në zonat e ulëta nga -12°C në -4°C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here