Home POLITIKE Subashi humb toruan, kërcënon Tabakun/ ‘Tërhiqe se merrem me familjarët e tu!’

Subashi humb toruan, kërcënon Tabakun/ ‘Tërhiqe se merrem me familjarët e tu!’

941
0

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka dëshmuar sot para komisionit Hetimor të ngritur për inceneratorët.

Gjatë gjithë kohës, në komision në përgjigjiet e dhëna nga Subashi ka pasur replika nga të dyja anët e deputetëve por nuk kanë munguar as ngritjet e toneve me kryetaren e komisionit Jorida Tabaku.

Pjesë nga debati

Armando Subashi: Do e kishim shumë të thjeshtë të kishim gjëra zyrtare, ne kemi indicje…

Jorida Tabaku: Nuk ka asnjë lidhje me këtë Komision që është një këshilltar, e zëmë se është një familjar i zotit Bushati, nuk është asgjë zyrtare.

Armando Subashi: Zonja kryetare, nuk të kam ofenduar për asnjë çast deri më sot…nuk jam marrë me familjarët të tutë, por të doni mund të merrem

Jorida Tabaku: Thashë se

Armando Subashi: Jo, tërhiqe atë që sapo the, tërhiqe….

Jorida Tabaku: I juaji apo i imi ç’rëndësi ka tani

Armando Subashi: Tërhiqe atë që sapo the….

Belind Këlliçi: Zoti Subashi mos e kthejmë në debat se kemi qenë shumë të qetë, të mbetemi në thelb

Antoneta Dhima: Po për vëllanë tuaj

Belind Këlliçi: Ku është vëllai im?

Antoneta Dhima: Vëllai juaj, pse s’e pyete minisren, e harrove

Belind Këlliçi: Po pyete mo, pse s’e pyet, pyete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here