Home AKTUALITET Tekstet shkollore falas, Rama: Botimet prestigjioze të “Oxford” dhe “Cambridge”

Tekstet shkollore falas, Rama: Botimet prestigjioze të “Oxford” dhe “Cambridge”

634
0

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me lajmin se tekstet shkollore për nxënësit nga klasa e parë në të 9 do të jenë falas.

Ai ka shpërndarë disa foto, ku shihet momenti kur mësuesit u japin tekstet nxënësve dhe shkruan se për klasën e parë dhe të nëntë librat do të jenë falas, gjithashtu falas do të përfitojnë dhe nxënësit në nevojë në klasat 10-19.

Nga kjo sipas tij, përfitojnë 280 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë, që do të mësojnë nga botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”.

“MIRËMËNGJES  dhe me shpërndarjen e teksteve shkollore falas, që vijon për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12, çka bën që qeveria shqiptare të mbështesë këtë vit shkollor me libra falas 280 mijë nxënës përfitues, të cilët do të mësojnë me botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, ju uroj një ditë të mbarë ” shkruan Rama në postimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here