Home AKTUALITET Thirrje për protestë të enjten datë 4 gusht për vrasjen e vajzës...

Thirrje për protestë të enjten datë 4 gusht për vrasjen e vajzës 7-vjeçare

386
0

Partia Demokratike ka njoftuar mbajtjen e një proteste në ambientet përballë Ministrisë së Brendshme ditën e enjte, 4 gusht, ora 19:00.

Në njoftim theksohet se protesta mbahet në lidhje me përplasjen për vdekje me gomone të 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë, nga ana e oficierit të lartë të policisë, Arjan Tase.

“Tragjedia në Himarë, Fronti për Shpëtimin Kombëtar thërret protestë të enjten, 4 Gusht, ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme. Kërkesë për dorëheqjen e ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro” – thuhet në njoftimin e PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here