Home AKTUALITET Tragjedi në Tiranë/ Mbyten motër e vëlla në liqen

Tragjedi në Tiranë/ Mbyten motër e vëlla në liqen

703
0

Një tragjedi e vërtetë raportohet të ketë ndodhur pak më parë në Liqenin e Prushit në Tiranë. Mësohet se dy fëmijë të vegjël të moshave 11 dhe 13 vjeç kanë humbur jetën. Ndërkohë polumbarët e RENEA-s janë në vendngjarje në kërkim të trupave.

Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18.00. Mësohet se disa fëmijë ishin duke u larë së bashku por dy prej tyre nuk arritën të dilnin dot. Policia ndërkohë mësohet se po pret mbërritjen e prindërve për të marrë të dhëna.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here