Erion Veliaj, ky kryebashkiak kontravers i Tiranës edhe njëherë ditën e sotme ka tentuar t’u mbushë mendjen qytetarëve që lëviz në qytet me biçikletë.
Kryetari është bërë master i ushtrimit të shalës para kamerave, dhe fanatik i “marshit” të makinave luksoze pas kamerave.
Të gjithë në Tiranë e dinë se kryetari ka shije të shtrenjta dhe imazhi i djalit të mirë dhe ekoologjik është zhdukur prej kohësh, që kur propaganda e tij doli zbuluar në media, e sado që ai mundohet ta rregullojë me kronika të shpërndara të gatshme në mediat qeveritare të gjithë kanë një perceptim të unifikiar në mendjen e tyre për Veliajn.