Deputetja e PD, Jorida Tabaku vijon të hedhë akuza të forta në lidhje me koncesionin e inceneratorëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se taksat e shqiptarëve u keqpërdoren nga qeveria pasi kjo e fundit i shpërndan miliona euro inceneratorëve ndërsa supervizorët që duhet të hetojnë punën e tyre janë emëruar nga pronarët e vërtetë të inceneratorëve.
Po ashtu Tabaku hedh akuza ndaj kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi, për të cilin thotë se ka zhvendosur tre herë pronën, sipas dëshirave të Zotos.
Sipas Tabakut, përditë e më shumë skema e grupit të strukturuar kriminal po zbulohet përpara publikut
“Ka qenë një javë e frytshme dhe padyshim e rëndësishme në komisionin hetimor të inceneratorëve.
Sot, shumëkush mësoi nga goja e vetë administratorit të inceneratorit të Fierit se ka një lidhje të hershme mes ortakëve të inceneratorëve dhe Arben Ahmetaj.
Administratori i Fierit ka qenë i punësuar në kompaninë Hermes!
Në komision ne mësuam se Armando Subashi është thërritur në SPAK për aferën e inceneratorëve. Ndërkohë që ka qenë komisioni hetimor që ka ngritur shqetësimin e çështjes sëzhvendosjes së pronës 3 herë nga kryebashkiaku Subashi sipas dëshirave të Zotos.
Shqiptarët mësuan se taksat e tyre keqpërdoren nga qeveria pasi kjo e fundit i shpërndan miliona euro inceneratorëve ndërsa supervizorët që duhet të hetojnë punën e tyre janë emëruar nga pronarët e vërtetë të inceneratorëve.
Përditë e më shumë skema e grupit të strukturuar kriminal po zbulohet përpara publikut. Vendosmëria jonë nuk trembet aspak nga frika, mëria apo xhelozia e askujt. Deri në fund për të zbuluar aferën e shekullit! “-shkruan Tabaku.