Home AKTUALITET Vrau me sqepar bashkëshortin në gjumë, dënohet me 14 vite burg Drane...

Vrau me sqepar bashkëshortin në gjumë, dënohet me 14 vite burg Drane Deda

518
0

Gjykata e Kurbinit ka dhënë vendimin me 14 vite burg për Drane Dedën, e cila dy vite më parë vrau bashkëshortin e saj.

Gjykata e ka dënuar Dedën me 21 vite burg, dënim i cili në sajë të gjykimit të shkurtuar do ti zbresë në 14 vite vuajtje dënimi.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 6 Nëntor të 2020-tës, ku nëna e 10 fëmijëve, 60-vjeçarja Deda, goditi me sqepar në kokë bashkëshortin e saj Llesh Deda 61-vjeç.

Ky i fundit mori plagë serioze dhe humbi jetën disa ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Menjëhere pasi ka kryer aktin e rëndë 60-vjeçarja është vetëdorëzuar në polici, duke shfaqur pendesë për krimin të cilin deklaroj se e kishte kryer në gjaknxehtësi e sipër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here