Home AKTUALITET Zbulohet shtëpia e barit në Tiranë, 31-vjeçari hidhet nga kati i 3...

Zbulohet shtëpia e barit në Tiranë, 31-vjeçari hidhet nga kati i 3 për t’i shpëtuar prangave

869
0

Një tjetër “shtëpi bari” është zbuluar në Tiranë, këtë herë në Qesarakë.

Bëhet me dije se ka rënë në pranga një 31-vjeçar nga Lushnja që ndodhej në banesën që ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi  E. N., 32 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas, gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet nga banesa të cilën kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, duke u hedhur nga kati i tretë.

Gjatë kontrollit të kësaj banese, në rrugën “Sotir Caci”, janë gjetur dhe sekuestruar pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, llamba dhe  81 vazo me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Ka qenë OSSH që ka zbuluar lidhjen e dytë dhe më pas ka telefonuar policinë.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugano 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me OSHEE.

Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një banesë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.

Vihet në pranga 1 shtetas, sekuestrohen pajisje për kultivimin e kanabisit, llamba dhe bimë narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas në pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në rrugën “Sotir Caci”, kishte përshtatur banesën e marrë me qira, për kultivim të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lugano 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi  E. N., 32 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas, gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet nga banesa të cilën kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, duke u hedhur nga kati i tretë.

Gjatë kontrollit të kësaj banese, në rrugën “Sotir Caci”, janë gjetur dhe sekuestruar pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, llamba dhe  81 vazo me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i OSSH

Gjate kontrollit te ushtruar nga grupet e OSSH ne zonen e Qesarakes ne Tirane, u zbulua nje banese qe furnizohej me lidhje te dyte, jashte matjes.

Pas verifikimeve ne kabine dhe me pas ne boksin e pallatit, u konstatua vjedhja e energjise elektrike nga nje abonent, kontrata e te cilit rezulton familjar.

Per veprime te metejshme proceduriale, OSSH njoftoi policine, e cila nga hetimet paraprake u zbulua ne objekt kultivohej kanabis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here