Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen me 6 Mars.
Zgjedhjet do të mbahen në 6 bashki: Durrës, Shkodër, Vorë, Lushnje, Dibër dhe Rrogozhinë.
Data për nisjen e fushatës, 19 shkurt, u vendos nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Sipas KQZ-së në 6 bashkitë janë të regjistruar 648.536 zgjedhës, do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi.
Ndërkohë këta janë kandidatët që do të garojnë për kryetar bashkie në 6 bashkitë:
Kandidatët e PD
Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku.
Kandidatët e Grupit të Rithemelimit (Sali Berisha+LSI+PDK)
Bashkia Shkodër: Bardh Spahianull
Bashkia Durrës: Ardian Muka
Bashkia Lushnjë: Eton Bano
Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi
Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani
Bashkia Vorë: Lulzim Vrana
Kandidatët e PS
Për Bashkinë Durrës, PS garon me Emirjana Sakon
Për Bashkinë Shkodër, PS garon me Majlinda Angonin
Për Bashkinë Dibër, PS garon me Rrahim Spahiun
Për Bashkinë Rrogozhinë, PS garon me Edison Memolla
Për Bashkinë Vorë, PS garon me Blerim Shera
Për Bashkinë e Lushnjës Eriselda Sefa