Pjesëmarrja në “Përputhen” siguron një biletë të sigurt drejt famës. Disa ditë pas hyrjes në program Iriada ishte konkurentja e parë e cila arriti mbi 100 k ndjekës. Sot një tjetër konkurente kapi shifren e 100.000 ndjekësve dhe bëhet fjalë për Elvisa Qarin.
Bukuroshja nga Vlora, ka bërë një postim në instastory duke falenderuar ndjeksit e saj.
“Një javë nga hyrja ime në “Përputhen”, faleminderit për mbështetjen e madhe”, shkruan Alvisa krahas fotos, duke etiketuar edhe produksionin e “Përputhen”.
Kujtojmë se takimi i parë i Alvisës ishte me Bashkimin, djalin Kosovar i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimi rezultoi shumë pozitiv dhe u prit mirë jo vetëm nga publiku por u komentua pozitivisht edhe nga konkurentet brenda studios.
Na mbetet të presim për të parë nësë dyshja do të vazhdojë njohjen me takime të tjera.