Home POLITIKE Shkarkimi i Presidentit/ Ngjela paralajmëron Metën: Mund t’i konfiskohet pasuria

Shkarkimi i Presidentit/ Ngjela paralajmëron Metën: Mund t’i konfiskohet pasuria

544
0

Avokati Spartak Ngjela, ka folur për shkarkimin nga parlamenti të Presidentit Ilir Meta dhe vendimin përfundimtar që pritet të marrë për të, Gjykata Kushtetuese.

I ftuar në “Kjo Javë”,  Ngjela tha se në dëm të presidentit do të ishte nëse çështja shkonte në padi penale, pasi do të kërkohej më pas konfiskimi i pasurive të tij.

“Për mua shenjat janë që Kushtetuesja e shkarkon. Është mirë të mos shkojë në padi penale.

Për shkelje të rënda kushtetuese. Me e rënda e tij është konfiskimi i pasurisë. Ia di unë, ka pallate, me sandalle ka ardhur kur ka qenë zv. kryeministër. I ke parë pallatet, do ia marrin. Kështu thotë ambasadorja amerikane. Ekspertët më kanë thënë mua, që i kanë gjetur 20 mld dollarë, kure populli s’ka të haj bukë. Ata thanë do ia kthejnë popullit shqiptar, le t’ia kthejnë”, tha Ngjela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here