Home POLITIKE PD po digjet, Luli po krihet

PD po digjet, Luli po krihet

862
0

Nga Elvi FUNDO

Ajo që po ndodh me opozitën në përgjithësi dhe me Partinë Demokratike në veçanti, i shkon shumë një shprehje e urtë popullore, “fshati digjet, k*rva krihet”!. Shkon shumë për situatën që ka, por dhe për atë që mund të ndodhë dhe nga parashikimet që mund të ketë për situatën që kalon..

Por le të qëndrojmë tek aktualiteti.

Kush po fiton nga e gjithë kjo!?

cna lajme politike

Me atë që po ndodh në opozitë me Partinë Demkratike po fiton vetëm një person, nuk ka nevojë për shumë analizë të gjatë. Po fiton vetëm Edi Rama. Nuk po fiton PD-ja se është e përçarë, baza e saj ka dalë kundër kryetarit.

Nuk po fiton PD-ja sepse shumica e grupit parlamentar tregon që janë ‘eunukë dhe kurtizanë’, nuk po flasin.

Nuk po fiton PD-ja sepse është bërë një akt antistatutor, me një vendim personal të një kryetari autokrat i cili vetëm humb dhe nuk ka kurojo qytetare të dorëhiqet.

Nuk po fiton Partia Demokratike në asnjë rast. Ajo që po ndodh, është që po fiton qeveria, po fiton vetëm Edi Rama.

Faktet flasin vetë. U mblodh Parlamenti, do votoheshe qeveria ‘Rama 3’, do debatonin ministrat, askush s’mban mend asgjë, askush nuk pati asnjë vëmendje ndaj fjalës së kryetarit të opozitës Zotit Basha.

Asnjë debat në Parlament, thjesht dhe vetëm të qeshurat histerike të Lulit ndaj deputetit të tij Saimir Korreshi, u bë lajm viral ku qytetarët mbështesnin deputetin për të vërtetat që thonte në Parlament dhe neverisnin Lulzim Bashën. E pra, faktet flasin një e nga një, se PD-ja po ‘digjet’, ndërsa Luli po ‘krihet’.

Po digjet sepse është e përçarë.

Po digjet sepse deputetët e saj mbyllin gojën.

Po digjet se i është ndarë grupi parlamentar.

Po digjet se trupa elektorale e saj është kundër.

Po digjet sepse militantët që kanë qëndruar nga 97-2005, pra që kanë qenë rezistenca e egzistencës së PD-së janë kundër kryetarit.

Deputët janë kundër. PD-ja është më e dobët se kurrë.

PD-ja po digjet. Ndërsa Luli thjesht dhe vetëm ‘krihet’, qesh me Saimir Korreshin, del dhe thotë gjithë autoritet se nuk ka hapa pas.

Gënjen paturpësisht publikisht duke thënë se mbrojtja aleancën me SHBA-të që do më çojë në fitore, ka nxjerrë dhe disa që artikulojnë se aleanca me SHB-të do e sjellë Lulin në pushtet.

Se si do vijë Luli në pushtet thjesht dhe vetëm se përjashtoi Berishën, këtë mund ta shpjegojnë vetëm ‘mendjellinjtë’ e Lulit se njeri, qytetarë të thjeshtë, votues që ta përkthejnë nuk ka.

Përtej kësaj, PD-ja mund të digjet. Luli do vazhdojë të ‘krihet’, do ‘krihet’ për pasuritë e tij, vilat qe merr tek oligarkët. Do krihet për akuzat e shumta që i janë bërë pafundësisht për shitje mandatesh, deputetësh.

Do vazhdojë të ‘krihet’ për shtimin e pasurive të kunatit. Do vazhojë të ‘krihet’ për uzurpimin e Partisë Demokratike.

Do vazhojë të krihet në ortakërinë e tij me Edi Ramën, por në fund, ajo që digjet është Partia Demokratike dhe tymi, flaka, janë në seli, tek heshtja e vdekjes, tek hidhërimi që ka çdo demorkat, tek përçarja dhe ndarja që duket se është e pakthyeshme, prandaj ‘krehjet’ e Lulit dhe flakët e tij të zinj, thjsht dhe  vetëm tregojnë përvëlimin  e Partisë  Demokratike.

Ndoshta Basha e kupton mjaft mirë, ndoshta s’kishte alternativë tjetër, por në rast se donte që të mos digjej Partia Demokratike, nuk kishte pse të krihej, do mjaftonte vetëm kjo dhe situata politike e opozitës dhe forca e saj sot do të ishte shumë herë më e madhe.

Por jemi përballë faktit  që PD po digjet e Luli po ‘krihet’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here