Home Bota Luftë Rusi-Ukrainë? NATO në gatishmëri të lartë: Nisen trupa e avionë në...

Luftë Rusi-Ukrainë? NATO në gatishmëri të lartë: Nisen trupa e avionë në lindje

388
0

Perëndimi i frikësohet një pushtimi të afërt rus, të cilin Kremlini e mohon. Frika e një shtrirje të konfliktit do të rrezikonte edhe vetë anëtarët e aleancës. Katër avionë luftarakë danezë F-16 zbarkuan në Lituani, me synim forcimin e misionit të patrullimit ajror të NATO-s në Baltik.

Që nga aneksimi me forcë i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, NATO ka dislokuar 4,000 deri 5,000 trupa në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni. Shtetet e Bashkuara kanë vënë në gatishmëri 8500 trupa.

Sipas një skenari një pjesë e tyre të zhvendoseshin gradualisht drejt vendeve aleate lindore të NATO-s. Franca ka njoftuar planet për të dislokuar qindra trupa në Rumani.

Spanja, Holanda dhe Gjermania po shqyrtojnë gjithashtu dërgimin e trupave, avionëve dhe anijeve luftarake në vendet aleate të Evropës Lindore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here