Home PAKATEGORIZUAR Ilir Meta: Monika duhet shpallur Non Grata sepse na dogji mandatet

Ilir Meta: Monika duhet shpallur Non Grata sepse na dogji mandatet

1230
0

I ftuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, Ilir Meta e ka quajtur të papranueshme shpalljen Non Grata të Liri Berishës, por nuk ka të njëjtin mendim për Monika Kryemadhin.

Ai e cilësoi Liri Berishën si një grua të përkushtuar ndaj fëmijëve në nevojë, ndërsa për Kryemadhin u shpreh se nuk do mërzitej nëse SHBA e shpallte Non Grata për djegien e mandateve të LSI.

“Nuk do të isha mërzitur fare nëse SHBA dhe BE do të shpallnin “Non Grata” Monika Kryemadhin pse dogji mandatet. Por të shpallesh “Non Grata” një grua të shkëlqyer, të nderuar dhe që nuk ka lidhje me politikën, por vetëm në shërbim të fëmijëve në nevojë, si Liri Berisha, është tërësisht e papranueshme”,-deklaroi Meta ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here