Home Bota Shkatërrohet banda shqiptare/ Zbardhen detajet e operacionit, sekuestrohen armë dhe drogë

Shkatërrohet banda shqiptare/ Zbardhen detajet e operacionit, sekuestrohen armë dhe drogë

803
0

Tridhjetë persona, pjesëtarët e një bande kriminale shqiptare e cila trafikonte drogë dhe armë në të gjithë botën janë vënë në pranga, në kuader të një operacioni të shtrirë në disa shtete.

“Goditja” e fuqishme e bandës shkoi përtej territorit belg, pasi dhjetëra pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal u arrestuan në disa vende të Bashkimit Evropian si Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë, pas bastisjes së 60 shtëpive.

Mediat belge raportojnë se objektivi i tyre ishte mafia shqiptare dhe tregtia e tyre ndërkombëtare e drogës dhe e armëve.

Më shumë se 100 kërkime u kryen gjithashtu në 7 vende të tjera evropiane të martën.

Në orët e para të mëngjesit të së martës, qindra oficerë policie janë mbledhur në ndërtesën e policisë federale në Bruksel. Është planifikuar një operacion masiv, që synon tregtinë e drogës dhe armëve të mafias shqiptare. Një orë më vonë, në orën 5, të gjithë hidhen në makinën e tyre anonime dhe nisen për në objektivin e tyre.

Rreth tridhjetë kontrolle shtëpish janë kryer në Bruksel. Mediat raportojnë se janë sekuestruar armë, kokainë, para, ora luksoze, diamante dhe automjete.

Në të njëjtën kohë, aksione policore u zhvilluan edhe në disa vende të tjera evropiane. Dhjetra persona u arrestuan gjatë rreth gjashtëdhjetë kontrolleve të shtëpive në Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë.

Më tej, mediat shkruajnë se ka një shans të mirë që aksioni i mëngjesit të së martës të lidhet me një operacion të ngjashëm që u krye në Bruksel në tetor të vitit të kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here