PSG-ja arriti të triumfonte ndaj Realit të Madridit me rezultatin 1-0, në sfidën që u dominua totalisht nga francezët.
Këtë fakt e vërtetojnë edhe statistikat, teksa parizienët regjistruan 8 gjuajtje në kuadrat, ndërkohë që Reali nuk arriti të shënjestronte asnjëherë portën e Donarumës.
Portieri italian foli pas këtij dueli për mikforonin e “Mediaset”, duke u ndalur te penalltia e humbur nga Leo Mesi në minutën e 62-të:
“Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme, mungoi vetëm goli i parë, për të cilin mendoi Mbape. Jemi shumë të lumtur, tani mendojmë për kampionatin, por edhe në Madrid do të jetë një tjetër ndeshje e madhe. Ndihemi të fortë, duke dhënë 100% tonë, mund t’i dominojmë të gjithë. Jam krenar që jam pjesë e këtij grupi dhe këtij klubi.
Penalltia e humbur e Mesit? “Nuk kam asgjë për të thënë për Leon, kjo u ndodh të gjithëve. Të gjithë e dimë se kush është Leo Mesi. Kemi shumë kampionë që mund ta zgjidhin ndeshjen. Kësaj here mendoi Mbape, por të gjithë kemi zhvilluar një ndeshje të mrekullueshme.
Rivaliteti në portë? “Jemi gjithmonë gati, deri në fund jemi të fokusuar për të dhënë maksimumin”, u shpreh Mbape.