Home Kryesore Mariglen Disha merr zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Bashkisë Librazhd!

Mariglen Disha merr zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Bashkisë Librazhd!

936
0

Ditën e sotme Mariglen Disha ka marrë zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Bashkisë Librazhd.

Në ceremoninë e betimit ishte dhe drejtuesi politik i PS në Qarkun e Elbasanit Damian Gjiknuri.

Ndër të tjera Disha më anë të një statusi në Facebook shprehet se sfida dhe shumë punë e presin përpara.

Ndërkohe kryetari i ri siguron qytetaret se do të punoj me përkushtim për të zhvilluar Librazhdin dhe zonat rurale.

 Statusi i plotë i Mariglen Dishës:

“Përshëndetje bashkëqytetarë!

Jam padyshim i nderuar që sot betohem përpara jush duke marr zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Bashkisë Librazhd që gjithashtu më ngarkon me përgjegjëse, me sfida të reja, me shumë punë.

Por di të them se në çdo sfidë, jam kam dalë për dy arsye: së pari, punoj çdo ditë me të njëjtin përkushtim, dhe së dyti, nuk punoj i vetëm por me ekipin tim, ku ndajmë dështimet dhe sukseset bashkë!

Ju uroj gjithashtu suksese anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe na priftë e mbara” përfundon Disha.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here