Home Sport Armand Duka shkel rëndë ligjin, rrezikon 3 vite burg

Armand Duka shkel rëndë ligjin, rrezikon 3 vite burg

642
0

Armand Duka ka shpërfillur pasditen e sotme vendimin e Gjykatës e cila vendosi pezullimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Duke sfiduar hapur ligjet dhe gjykatat e vendit, Armand Duka ka prezantuar sot strategjinë “Futbolli për Kombin 2022-2025”, që nuk ishte gjë tjetër veçse një takim i kreut të FSHF në kuadër të fushatës së tij për të siguruar edhe një mandat të gjashtë.
Krahas kallëzimeve për abuzime me detyrën dhe shpërdorim fondesh, Armand Duka rrezikon që t’i shtohet një tjetër vepër penale, duke rrezikuar edhe burgun.

Në nenin 320/a, të Kodit Penal, thuhet se mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës, sikurse bëri mbrëmjen e sotme Armand Duka duke mos iu bindur vendimit të gjykatës që i ndalon zgjedhjet, dënohet me gjobë deri në 3 vite burg.
“Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar, si dhe për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”, thuhet në Kodin Penal.

Më herët edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, në një mbledhje të organizuar ditën e sotme, ka miratuar materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore që zgjedhjet të zhvillohen me 2 mars.

Edhe ky vendim i FSHF-së bie ndesh me vendimin e marrë nga Gjykata e Tiranës, ku u vendos që Federata e Futbollit nuk mund të zhvillojë dot zgjedhjet pa u shqyrtuar ankesat e bëra, duke pezulluar në këtë mënyrë Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së për mbajtjen e zgjedhjeve të 2 marsit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here