Home Showbiz Sonte finalja e BBV! A do të ketë një përballje Bora-Donald-Trixa?

Sonte finalja e BBV! A do të ketë një përballje Bora-Donald-Trixa?

622
0

Ndonëse ka shumë probleme të tjera në vendin tonë për të cilat duhet të pyesim veten si t’i zgjidhim, masa më e madhe e shqiptarëve është në merak për treshen më të komentuar në showbizin shqiptar, Bora-Donald-Trixa.

Fundi i rrugëtimit të BBV për këtë vit po vjen, teksa sot pritet të mbahet finalja e madhe ku do të shpallet fituesi. Por veç merakut se kush do të fitojë BBV, të gjithë duan një përballje të çiftit Betarix dhe Donald, me ish-in e aktorit, Bora Zemanin.

Në fakt produksioni ka ftuar të dyja vajzat të marrin pjesë, por sipas burimeve, Triksa do të jetë në finale për të mbështetur Donaldin, pavarësisht hatërmbetjeve për batutat e krijuar kohët e fundit ku në thelb ishte ish-i i aktorit.null

Ndërkohë sa i përket Bora Zemanit, thuhet se nuk do të marrë pjesë duke lënë të kuptohet se kapitullin e saj me Donaldin e ka përfunduar me kohë dhe se nuk ka arsye të përballet me çiftin e krijuar në BBV.

Gjithsesi nuk dihet ende nëse vajzat do të mbajnë mendimin që kanë apo në moment të fundit do të surprizojnë publikun duke bërë një përballje treshe mes VIP-ave të komentuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here