Home AKTUALITET Kontroll i befasishëm në mesnatë në burgun e Peqinit/ Gjenden celularë...

Kontroll i befasishëm në mesnatë në burgun e Peqinit/ Gjenden celularë e kaçavida

479
0

Një aksion i befasishëm është zhvilluar në burgun e Peqinit një natë më parë.

Dy grupe të Forcave Operacionale, raportohen se kanë niosur kontrollin brenda ambjenteve të burgur në orën 23.00 të së shtunës, pasi kishin informacione për mbajtjen e sendeve që nuk lejohen.

Gjatë kontrolli janë gjetur dhe sekuestruar tre telefonë cularë, tre karikues si dhe katër kaçavida.

“Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve ka organizuar një operacion të shpejtë dje duke filluar nga ora 23.30 në IEVP Peqin, pas sinjalizimeve se disa të dënuar posedonin sende të ndaluara. Dy grupe të Forcave Operacionale, gjatë kontrollit kanë konstatuar: Tre telefon celularë, tre karikues si dhe katër kaçavida. Materialet i kaluan SHKBB për hetime të tjera’, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here