Home Bota Jepet alarmi/ “Ballkani perëndimor rrezikohet nga planet e Putin”

Jepet alarmi/ “Ballkani perëndimor rrezikohet nga planet e Putin”

949
0

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, tha se beson se Putin “nuk do të ndalet në Ukrainë”, duke argumentuar se ai po kërkon të bashkojë Bashkimin Sovjetik sipas The Guardian.

Truss, duke folur për Mail On Sunday, tha se perëndimi duhej të ndalonte Moskën në rrugën e saj ose Vladimir Putin do të shikonte të “kthejë orën mbrapa në mesin e viteve 1990 ose edhe para kësaj” duke aneksuar ndoshta shtetet baltike si Estonia dhe Letonia.

Sipas saj, Ballkani Perëndimor që përfshin Serbinë dhe Shqipërinë është i rrezikuar nga planet e Putin.

Truss më herët tha në një konferencë të sigurisë në Mynih për t’u përgatitur për luftë.

“Ky është momenti më i rrezikshëm për sigurinë europiane që nga vitet 1940. Ne duhet të përgatitemi për skenarin më të keq. Rusia ka treguar se nuk është serioze për diplomacinë”, -tha Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here