Lulzim Basha në një deklaratë për mediat, i ka bërë thirrje kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, t’i japë informacion Komisionit Hetimor të Inceneratorëve lidhur me të dhënat e sistemit TIMS.
Për këtë, Basha i ka lënë afat Nanos deri të hënën. Basha i ka kujtuar kreut të policisë Gledis Nano, se mosbashkëpunimi i Policisë së Shtetit me komisionin përbën vepër penale.
“I bëj thirrje Gledis Nanos, Policia e Shtetit nuk mund të mohojë informacionin e lëvizjes së personave, për të cilët është bërë kërkesa. Ja bëj këtë kërkesë, nga informacionet e ardhura nga PD, se ndalimi i raportimit të të dhënave të sistemit TIMS nuk është bërë me urdhër të Nanos, por me urdhër politik nga lart. Nuk ka lart, kur vjen puna te zbatimi i ligjit. Ndaj, z. Gledis Nano i bëj thirrje që brenda ditës së hënë të japë të dhënat, se si ministër i Brendshëm, që kam kontribuar në instalimin e sistemit TIMS, e di sa e lehtë është t’i kthehet përgjigje komisionit hetimor nëse këta persona kanë udhëtuar së bashku dhe sa herë. I kujtoj Nanos se mosbashkëpunimi i Policisë së Shtetit me komisionin përbën jo vetëm vepër penale”, është shprehur Basha.