Në dy ditë rresht CNA.al zbuloi me dokumenta dhe fakte ekskluzive sesi Jorida Tabaku, nënkryetarja aktuale e Partisë Demokratike, kishte mundur të siguronte për familjarët e saj dy leje ndërtimi në sipërfaqe rreth 90 mijë metër katrorë, nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Leje ndërtimi këto të vendosura në emrin e biznesmenit Shefqet Kastrati, kompanisë Kastrati, të cilin shpesh Lulzim Basha e akuzon si oligarkun që mban lidhjet e forta me qeverinë, Edi Ramën dhe kryebashkiakun Erion Veliajn.
Mesa duket dhe Jorida Tabaku qëndron pranë tyre me lidhjet e biznesit dhe marrëveshjet për të përfituar nga këto lidhje okulte qeveri-biznes-opozitë.
Sipas të dhënave të denoncuara nga CNA.al janë dy leje ndërtimi.
Jorida Tabaku ka përfituar kështu pronat e familjes së saj.
Më parë një leje ka firmosur edhe Lulzim Basha.
Askush nuk do t’i kontestonte këto leje dhe nuk do t’i quante lidhje okulte në rast se, Jorida Tabaku do të ishte njeri në betejë politike dhe nuk do t’i shërbente kryebashkiakut Erion Veliaj dhe skemave të Lulzim Bashës.
Tashmë nën drejtimin e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve duke përfunduar zbulimin e dokumentave të së vërtetës me disa adminstratorë të pavlerë, të papeshë, duke shmangur nga përgjegjësia penale njerëzit e vërtetë, ata që janë përgjegjësit e këtij skandali dhe Jorida vetëm drejton gishtin pa gjetur dokumentat dhe akuzat që duhen ngritur, por duke i shërbyer mbylljes së dosjes.
Një komision hetimor që nuk po bën gjë tjetër thjesht dhe vetëm është gati duke e mbyllur këtë proces, e ndërsa SPAK, po heton në mënyrë skandaloze, përpara tij po flet Jorida, duke shmangur të vërtetat, duke shkaktuar zhurmë dhe kakofoni politike, për t’i bërë shërbim mazhorancës dhe biznesmenëve që kanë përfituar fondet e inceneratorëve, kuptohet kjo pas shërbimit që edhe vetë Jorida, nëpërmjet ndihmave apo mbështetjeve që ka marrë nga qeveria, struktura të saj apo dhe biznesmenëve afër saj.
Sot po sjellim një tjetër aspekt.
Pasurinë e Jorida Tabakut, asaj që përpiqet të tregohet një vajzë e re në moshë, e cila është rritur në Partinë Demokratike dhe gjithçka e ka trashëguar si pasuri nga familja, është një qytetare e Tiranës e kështu me radhë.
Në fakt përtej kësaj, ekziston edhe vila luksoze në Gjirin e Lalëzit dhe shumë pasuri.
Vila të cilat kushtojnë disa qindra mijëra euro, por deklarohen me vlera ndoshta gjysmë për gjysmë me atë çka janë vërtetë në treg.
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, të cilat do t’i shikoni më poshtë edhe me foto, Jorida Tabaku pas djegies së mandateve nuk duket se ka patur kaq keq ekonominë.
Pra edhe pse ka djegur mandatin e deputetit, nuk ka ngelur pa rrogë, sepse vetë të ardhura të tjera si biznese nuk deklaron, pavarësisht pronave të përfituara nga lejet e dhëna nga Erion Veliaj.
Jorida ka mundur të marrë në vitin 2019, në muajin Nëntor, një vilë me 174 metra katrorë sipërfaqe banimi dhe si një sipërfaqe trualli 420 metra katrorë tek Kompleksi Valamar në Gjirin e Lalëzit.
Atje ndërton një tjetër biznesmen që Lulzim Basha e akuzon dhe sulmon si Samir Mane, një tjetër personazh i botës së biznesit që shpesh politika e godet, por mesa duket Jorida shkon sa nga Shefqet Kastrati aq dhe tek Samir Mane.
Tek kompleksi Valamar, sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA.al janë disa subjekte të cilat kanë kryer ndërtime, pra nuk ka qenë thjesht dhe vetëm një kompani.
Jorida Tabaku ka mundur të sigurojë një kontratë, pasi ky kompleks ka përfunduar disa muaj më vonë, por dyshohet se gjithçka është porositur kohë më parë, por deklarimi, blerja, procedurat dhe finalizimi është bërë menjëherë pas djegies së mandatit, kohë kur Jorida Tabaku nuk kishte detyrim të deklaronte vilën e saj në Gjirin e Lalëzit, pasi nuk ishte më deputete.
Tashmë këtë deklarim e ka bërë së fundi me marrjen e detyrës së deputetes në shtator të vitit 2021.
Sipas të dhënave të siguruara nga hipoteka e Durrësit, rezulton se vila 174 metër katrorë është në brezin e dytë të vilave luksoze në kompleksin Valamar dhe ka një sipërfaqe 420 metra katrorë truall.
Gjithashtu CNA.al ka mundur të sigurojë të dhëna dhe foto dhe imazhe të ndryshme nga festa dhe aktivitete të ndryshme që Jorida organizon me familjarë të saj. Vila është një objekt rreth 350 metra katrorë .
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, vila 174 metër katrorë është deklaruar me gjithë truall diku tek 195 mijë euro, ndërsa të dhënat e tregut, tregojnë se vlera e këtyre objekteve në Valamar, një nga rezidencat më luksoze në Gjirin e Lalëzit, shkon afërsisht dyfishin, kjo për faktin se çmimi mesatar i vendosur nuk ka lidhje me realitetin e tregut në atë zonë, por gjithsesi sipas Zyrës së Regjistrimit të Pasurive, duket se ky objekt ka një barrë bankare dhe rezulton i mbuluar nga një kredi nga një bankë e nivelit të dytë.
Jorida Tabaku njeriu i “ndershmërisë“, i opozitarizmit të madh, tashmë në tre dokumenta, dy nga Bashkia e Tiranës dhe fotot e mësipërme dhe faktet e sjella sot, tregojnë se është një nga deputetet më të pasura të parlamentit dhe jo thjesht dhe vetëm një rrogëtare si deputete.
Është një njeri që ka përdorur mirë politikën për të përfituar nga pronat e trashëguara të familjes së saj ndërkohë që mijëra familje të tjera, ish trashëgimtarësh dhe pronarësh trojesh në qytet e kudo, nuk kanë mundur dot t’i marrin këto prona.
Prej 30 vitesh enden gjyqeve dhe përplasin kokën nëpër komisione pa marrë pronën e trashëguar prej të parëve të tyre.
Ndërsa Jorida Tabaku futjen në politikë e ka përdorur në mënyrë spektakolare duke shkuar sa te Bashkia e Tiranës aq dhe në Parlament dhe më pas duke siguruar nëpërmjet posteve politike firma për familjarët e saj, për pronat e saj, për zhvillimin e tyre dhe për përfitimin dhe zhvillimin e këtyre pronave, pretenduar të trashëguara, ku shumë të tjerë, shumë e shumë familje të tjera, nuk kanë mundur dot sot, pas gati më shumë se 30 vitesh, të administrojnë pronat e tyre.
Së fundi vila luksoze në Gjirin e Lalëzit, një nga rezidencat më të përfolura ku qëndrojnë biznesmenë dhe njerëzit e pasur të Shqipërisë, në një nga rezidencat ku Jorida Tabaku për më tepër ka preferuar të qëndrojë dhe afër Lulzim Bashës, pasi vila e Joridës ndodhet në brezin e dytë, menjëherë pas vilave të kryetarit të shkarkuar të PD, Lulzim Basha.
Në brezin e dytë të këtyre objekteve dhe ka zgjedhur t’i bashkohet asaj që vetë Lulzim Basha e quan vilat e oligarkëve, vilat e të pasurve, dhe vilat e njerëzve që kanë vjedhur Shqipërinë.
Tani në vilat e kësaj zone qëndron në brez të parë Lulzim Basha dhe në brez të dytë qëndron Jorida Tabaku, ndërtuar nga biznesmenë të akuzuar nga Luli, për lidhje të forta me qeverinë dhe jetojnë në vilat e tyre./CNA.al