Home Kryesore Kontroll bizneseve që marrin pjesë në takimet e thirrura nga Berisha

Kontroll bizneseve që marrin pjesë në takimet e thirrura nga Berisha

351
0

Gjatë mbrëmjes së djeshme, forcat operacionale kanë kryer disa kontrolle në disa lokale e biznese në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Sipas pronarëve të këtyre bizneseve, kontrolli është bërë nën presionin politik, pasi ata kanë qenë pjesë e takimit të thirrur nga Sali Berisha, ku u prezantua kandidati për kryetar Bashkie, Ardian Muka, përfaqësues i koalicioni “Shtëpia e lirisë”. Në një video të siguruar nga Fax News, pronarët e bizneseve iu kërkojnë forcave operacionale që të paraqesin urdhrin e kontrollit, gjë e cila nuk iu jepet.

Një nga pronarët e bizneseve:

Unë e kuptoj se pse keni ardhur, unë nuk jam duke gjuajtur në grusht juve, dhe as me armë, unë e di se pse keni ardhur ju këtu, o zotëri unë dua një urdhër kontrolli. Nëse keni ardhur privatisht, atëherë vazhdoni dhe grabisni. Më jepni një urdhër kontrolli, jam 200 mijë euro borxh, nuk më trembni dot o shokë, ose më jepni urdhër kontrolli ose më çoni në burg. E prisja këtë gjë se isha pjesë e një mitingu.

Pronari:

Vërini flakën më mirë, nuk më trembni dot, ose më jepni urdhër kontrolli ose më vrisni krejt. Nëse jeni burra na vrisni, jemi në gjak pastaj. Më kanë marrë forcërisht, më kanë fshi dhe videon, këta nuk e dinë se unë e kam zemrën e çarë. Burra me armë këta, o xhaxh merr avokatin që të vijë këtu direkt. Ore të kontrollojë… Gjak çuni i huaj poshtë, i kanë ra.

Djali:

Me rop shpije më ka ra, u ula dhe ju binda çfarë më tha polici.

Morën pjesë në takimin e thirrur nga Berisha/ Forcat operacionale ‘piketojnë’ pronarët e lokaleve, nuk ‘kursejnë’ as klientin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here