Home Kryesore “S’më ngre dot gishtin mua, ti s’ke turp”/ Rama përplaset me deputeten...

“S’më ngre dot gishtin mua, ti s’ke turp”/ Rama përplaset me deputeten e PD

522
0

Gjatë deklaratës së tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, kryeministri Edi Rama ka debatuar ashpër me deputeten e PD-së Ina Zhupa, ndërsa situata ka degjeneruar deri në ofendime dhe përqeshje nga ana e kryeministrit.

Zhupa: Lefter Koka është në burg për dëmtim të interesave të shtetit.

Rama: Je në shkelje të ligjit.

Zhupa: Koka thjesht e ka nisur si projekt, pa miratimin tuaj nuk do vazhdohej. A keni përgjegjësi që keni hedhur firmën?

RamaPo shkel ligjin se po ngre akuza penale. Më vjen keq e je vajzë e re. Mbylle ikrofonin që të flas.

ZhupaPo patjetër.

Rama: SPAK nuk është Vatikani. Kujt ia ngre gishtin ti?

ZhupaMë kthe përgjigje.

Rama: Kishte bërë protestë zonja Topalli më thanë që s’jam zonja Tabaku se po të isha unë kullafera do kishte shkuar 800 milionë. Nuk është në tagrin tuaj që të dënojnë njerëz këtu. Do kishit bërë mirë që të bënit pak më shumë përpjekje të dilnit më të palagur për 430 milionë euro.

Zhupa: Po ju keni një ish-ministër në burg.

Rama: Kaq kisha!

Zhupa: A keni marrë dijeni se çfarë po bëhet me koncensionet pasi Koka u arrestua?

Rama: Ju nuk keni asnjë lidhje me turpin.

TabakuNuk më duket normale kjo gjuhë. Të lutem.

Rama: Mos m’u lut fare. Më duket e neveritshme që pas gjithë kësaj maratone të çohet e të bëjë një recitim sikur është në një botë tjetër. Mendoj se do bëni karrierë në aty parti në shembullin e atij kryetarit vulëhumbur. Këtë karrierë do ta bësh sa të kesh atë kryetar. A jeni në vete ju? Si i thoni me gisht ju jeni organizatë kriminale. Në hënë ishe deri tani? (Perqesh deputeten Zhupa). Me kë je këtu ti?

Zhupa: Unë bëra pyetjet e mia. Ky është realiteti. Këtu po flasim për miliona euro dhe ju mund të thoni fare mirë…

“S’më ngre dot gishtin mua, ti s’ke turp”/ Rama përplaset me deputeten e PD

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here