Home Showbiz Iliri bën deklaratën e fortë: Nëse Donaldi nuk do të tradhëtonte Borën,...

Iliri bën deklaratën e fortë: Nëse Donaldi nuk do të tradhëtonte Borën, do fitonte çmimin e madh

434
0

Fituesi i “Big Brother Vip Albania” Ilir Shaqiri i ftuar në Top Albania Radio u shpreh se i mungon shumë shtëpia ku kaloi katër muajt e fundit. Lidhur me finalistët e tjerë, Iliri u shpreh se e kishte parashikuar rrugëtimin e tyre.

“Unë kam parë sigurisht konkurrent shumë të fortë Donaldin, Beniadën dhe Einxhelin. Këtë parashikim e kam bërë në janar se si do të ishte finalja. Kam thënë që Beniada ishte konkurrente e fortë sepse kishte rritje konstante dhe sigurisht pas këngës së Ponit e dija që Beniada ishte shumë lart”.

Donald Veshaj ishte konkurrenti më i fortë i Ilirit, i cili ia doli deri në vendin e dytë në “BBV”. Pikërisht lidhur me të Iliri u shpreh:

“Në qoftë se Donaldi do të kishte qenë inteligjent dhe ta kishte fokusuar veten në situatën me Borën, unë mendoj që do të fitonte. Nuk ndërhyra në raportin e tij me Beatrix sepse nuk kam dashur të interferoj në një lidhje. Donaldit ia thashë që mund ta kishte zhvilluar, mbajtur, interpretuar deri në fund atë që nisi me Borën, por nëse do ta kishte bërë mendoj që publiku do i kishte dhënë atë çmimin që aq shumë dëshironte.

Për sa i përket lidhjes me Trixën, nuk e kam mbështetur sepse nuk mbështes dashuritë që nisin brenda shtëpisë. Por kam shprehur që si ndjesi shikoja një Beatrix supër të dhënë, një Donald shumë të ëmbël në drejtimin e saj dhe nuk kam dashur ta komentoj sepse duke goditur, përdorur, shfytëzuar këtë lloj situate, do të kisha dëmtuar vetveten. Kjo mund të ketë qenë një lloj strategjie që duke mos komentuar lidhjen Donald-Beatrix, u gjenda jashtë komenteve, por në sytë e tyre unë shikoja alkimi. Me daljen e Trixës nisi një lloj krisje. Beatrix është një person shumë i dashur që jepet, Donaldi e kishte mendjen më shumë te loja se te dashuria”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here